Ky dokument përfaqëson një marrëveshje të lidhur ndërmjet “NUTRISKIN”, e regjistruar në Tiranë dhe klientit, që përfaqëson çdo klient që bën blerje në rrugë elektronike në faqen zyrtare www.nutri.al.
Kjo marrëveshje përcakton termat dhe kushtet e blerjes dhe përdorimit të kësaj faqeje interneti (www.nutri.al) dhe blerjen e produkteve në të. Ju këshillojmë të lexoni me kujdes kushtet e blerjes përpara se të përdorni këtë faqe interneti. Kur përdorni këtë faqe ose bëni një porosi në të, ju detyroheni të respektoni këto kushte.
“nutri.al” ka të drejtë të ndryshojë dhe përditësojë në çdo kohë Termat dhe Kushtet. Në çdo rast, ndryshimet do të publikohen në këtë faqe dhe do të hyjnë në fuqi në momentin e publikimit. Këto ndryshime nuk kanë fuqi prapavepruese. Duke kryer një porosi në rrugë elektronike, nëpërmjet faqes së internetit www.nutri.al, ju pranoni dhe bini dakord me të gjithë Termat dhe Kushtet. Është përgjegjësi juaj të lexoni dhe kuptoni këto kushte përpara kryerjes së çdo blerjeje.
“nutri.al” ka të drejtë të anullojë një porosi dhe të ndalojë aksesin e një faqeje ose më shumë subjekteve për shkak të mosrespektimit të Termave dhe Kushteve apo për çdo arsye tjetër.
Neni 1: Kushtet e aplikimit dhe kushtet e blerjes
Këto kushte vlejnë për çdo porosi të vendosur në faqen e internetit www.nutri.al. Me anë të kryerjes së porosisë në këtë faqe, ju deklaroni se jeni mbi 18 vjeç dhe ligjërisht në gjendje për të lidhur kontrata detyruese.
Neni 2: Kontrata midis shitësit dhe blerësit të porosisë
Pasi të keni kryer porosinë, ju (blerësi) do të merrni një email nga “nutri.al” (shitësi), duke konfirmuar artikujt e porosisë suaj. Ky email përbën konfirmimin e pranimit dhe formon kontratën e shitjes midis jush (blerësi) dhe nesh (shitësi).
Neni 3: Prezantimi i produkteve
“nutri.al” nuk mban përgjegjësi për gabime të mundshme në lidhje me përshkrimet, formulimet ose udhëzimet e përdorimit të produktit. Fotografitë dhe dizajni grafik nuk kanë vlerë kontraktuale dhe nuk mund të jenë shkak për anulimin e një porosie. Për çdo produkt jepen të dhëna lidhur me cilësitë, përdorimin dhe çmimin.
“NUTRISKIN” mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë ose përfundojë publikimin dhe shitjen e produkteve në rrugë elektronike, për shkak të mirëmbajtjes, përditësimit të faqes ose për ndonjë arsye tjetër.
“NUTRISKIN” rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet e dorëzuara deri në kryerjen e pagesës së plotë nga klienti.
Neni 4: Kryerja e porosisë
Ju mund ta bëni porosinë përmes faqes www.nutri.al. Klienti është i detyruar të vendosë të dhëna të sakta për proçesimin e blerjes dhe dorëzimin e produkteve. Hapat e porosisë përfshijnë zgjedhjen e artikujve, përpunimin dhe pagesën. Gjatë këtij procesi, klienti mund të ndryshojë detajet e porosisë para pagesës duke kontaktuar me “NUTRISKIN.”
“NUTRISKIN” rezervon të drejtën të refuzojë dhe mos ekzekutojë porositë në çdo kohë dhe për çdo arsye, duke njoftuar klientin përmes kanaleve të kontaktit.
Neni 5: Disponueshmëria e produkteve
Të gjitha porositë varen nga disponueshmëria e produkteve. Nëse një produkt nuk është në dispozicion, “NUTRISKIN” do të informojë klientin përmes email-it ose telefonit dhe do të ofrojë alternativa ose kthimin e pagesës, nëse është e nevojshme.
Neni 6: Çmimi i produkteve
Çmimet e produkteve janë në monedhën LEK dhe përfshijnë të gjitha taksat, por nuk përfshijnë koston e transportit. Çmimet mund të ndryshojnë në çdo kohë, por ndryshimet nuk do të ndikojnë porositë që janë konfirmuar tashmë. Pagesa kryhet në LEK dhe çmimet publikohen në faqen zyrtare.
Neni 7: Transporti
Kostot e transportit përcaktohen nga vlera totale e porosisë dhe vendndodhja e klientit. Vlera e transportit shtohet çmimit të produkteve dhe njihet gjatë procesit të porosisë.
Dorëzimi i produkteve bëhet sipas afateve të përcaktuara në faqen e internetit, dhe dorëzimi konsiderohet i plotësuar kur klienti ose pala e tretë e autorizuar merr fizikisht produktet. Nëse ndodh kthimi i produktit për shkak të gabimit në adresë, kostot e ri-dërgimit mbulohen nga klienti.
Neni 8: Detajet personale
Të dhënat personale të klientit përpunohen në përputhje me politikat e mbrojtjes së të dhënave. Përdorimi i faqes së internetit nënkupton pajtimin me këto politika dhe vërtetësinë e të dhënave të dhëna nga klienti.
Neni 9: Pagesa
Pagesa për porositë mund të bëhet me para në dorëzim (cash) ose me kartë krediti/debiti. Nëse një pjesë e porosisë nuk mund të plotësohet, klienti do të informohet paraprakisht. Të dhënat bankare të klientit mbrohen përmes enkriptimit dhe nuk ruhen nga “NUTRISKIN.”
Neni 10: Dërgesa dhe dorëzimi
Afatet për dorëzim ndryshojnë në varësi të vendndodhjes së klientit. Në Tiranë, dorëzimi kryhet brenda 24 orëve, ndërsa për qytetet e tjera brenda 48-72 orëve. Klienti është përgjegjës për të kontrolluar gjendjen e pakos gjatë dorëzimit.
Neni 11: Politika e kthimit
Produkti duhet të jetë në gjendje të pandryshuar, i papërdorur, dhe i pakthyer më parë. Kthimi duhet të bëhet brenda një afati prej 7 ditësh nga data e dorëzimit të produktit. Kthimi i produktit do të bëhet në adresën që do të caktohet nga “NUTRISKIN”, dhe të gjitha shpenzimet e transportit për kthimin e produktit do të mbulohen nga klienti.
Pasi të pranohet kthimi, “NUTRISKIN” do të kryejë rimbursimin brenda 14 ditëve në llogarinë bankare të klientit, pas marrjes dhe verifikimit të produktit të kthyer. Nëse produkti është përdorur ose ka dëmtime që nuk kanë ndodhur gjatë transportit, “NUTRISKIN” rezervon të drejtën të refuzojë kthimin dhe rimbursimin.
Përjashtime nga politika e kthimit: Produkte që janë personalizuar sipas kërkesave të klientit ose që përmbajnë materiale me afat të shkurtër përdorimi nuk janë të kthyeshme. Gjithashtu, produktet kozmetike dhe ato të kujdesit personal nuk mund të kthehen për arsye higjienike pas hapjes.
Neni 12: Përgjegjësia e klientit
Klienti është përgjegjës për sigurinë e llogarisë së tij në faqen www.nutri.al, duke përfshirë ruajtjen e fjalëkalimeve dhe informacioneve të tjera private. Çdo veprim që kryhet përmes llogarisë së klientit konsiderohet i autorizuar nga klienti.
Në rastet kur klienti dyshon për përdorim të paautorizuar të llogarisë, është i detyruar të njoftojë menjëherë “NUTRISKIN”. “NUTRISKIN” nuk mban përgjegjësi për dëmet që vijnë nga përdorimi i paautorizuar i llogarisë së klientit.
Neni 13: Kufizimi i përgjegjësisë
“NUTRISKIN” nuk mban përgjegjësi për vonesa në dorëzim apo moskryerje të porosive për arsye të forcës madhore, duke përfshirë por pa u kufizuar në: katastrofa natyrore, ngjarje të paparashikuara, ndërprerje të shërbimeve postare apo transportit, greva, apo masa qeveritare. Në raste të tilla, “NUTRISKIN” do të njoftojë klientët për vonesat dhe do të ofrojë mundësi alternative.
Në asnjë rast “NUTRISKIN” nuk mban përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta, indirekte, të veçanta apo ndëshkimore që rezultojnë nga përdorimi i faqes së internetit ose produkteve të blera përmes saj. Përgjegjësia maksimale e “NUTRISKIN” në lidhje me çdo produkt të blerë është vlera e produktit të blerë nga klienti.
Neni 14: E drejta e autorit dhe pronësia intelektuale
Të gjitha përmbajtjet e publikuara në faqen www.nutri.al, përfshirë tekstet, grafikat, logot, imazhet, videot, dhe elementët e tjerë vizualë apo materialet e shkruara, janë pronë e “NUTRISKIN” ose e bashkëpunëtorëve të saj dhe mbrohen nga ligji për të drejtën e autorit dhe ligjet e tjera në fuqi.
Asnjë material nga kjo faqe nuk mund të riprodhohet, modifikohet, shpërndahet, transmetohet, shfaqet, përhapet apo të përdoret për qëllime komerciale pa lejen e shprehur me shkrim nga “NUTRISKIN”.
Neni 15: Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni
Kjo marrëveshje rregullohet dhe interpretohet në përputhje me ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje që lind nga kjo marrëveshje do të zgjidhet nga gjykatat kompetente të Shqipërisë.
Në rast se ndonjë dispozitë e këtyre kushteve të blerjes shpallet e pavlefshme nga ndonjë gjykatë, kjo pavlefshmëri nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e dispozitave të tjera, të cilat do të mbeten të zbatueshme.
Neni 16: Kontaktet
Për çdo pyetje ose paqartësi në lidhje me termat dhe kushtet e kësaj marrëveshjeje ose për porositë e bëra, klientët mund të kontaktojnë me “NUTRISKIN” përmes email-it zyrtar: [email protected] ose numrit të telefonit +355 69 2083 404.
Këto kushte të blerjes hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit dhe janë të vlefshme për të gjitha porositë e bëra përmes faqes së internetit www.nutri.al.