VITABIOTICS ULTRA VITAMIN D3 1000IU *96TAB
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna e gjetur në ushqime si kërpudhat, peshku, gjalpi dhe e verdha e vezës. Vitamina D ka funksione dhe përfitime që janë më të gjera më shumë se cdo vitaminë tjetër.
Ajo kontribuon në:
- Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve
- Përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit
- Funksionimin normal të muskujve
- Nivele normale të kalciumit në gjak
- Funksionimin e sistemit imunitar
- Procesin e ndarjes qelizore
1500 L
S'ka gjëndje
Përshkrimi
Ultra Vitamin D siguron një sasi optimale të vitaminës D që luan një rol të rëndësishëm në organizëm dhe në aspekte të tjera të shëndetit. Ajo nuk luan rol vetëm në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve por është e njohur gjithashtu për rolin mbështetës në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndarjen normale të qelizave dhe funksionin normal të muskujve.
Vitamina D sintetizohet nga trupi gjatë eskpozimit në diell. Sidoqoftë shumë pjesë të botës nuk marrin sasinë e mjaftueshme të rrezeve të diellit, dhe në shumë vende me diell, personat e kufizojnë ekspozimin për shkak të efekteve negative të ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV. Kjo gjë ka sjellë ulje te nivelit te vitaminës D në shumë vende të botës. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar tani rekomandon që cdo person që nga lindja të marrë një suplement të vitaminës D.
Për personat mbi 60 vjec, është parë se marrja e përditshme e vitaminës D nga të gjithë burimet ndihmon në reduktimin e rënies lidhur me paqëndrueshmërine posturale dhe dobësine e muskujve. Rrëzimi është një faktor rreziku për fraktura të kockave për meshkujt dhe femrat mbi 60vjec.
Perdorimi: Këshillohet marrja e një tablete në ditë.
- E përshtatshme për vegjetarianë
- Pa ngjyrues artificialë
- Pa konservantë
- Pa laktozë
- Pa gluten
- Pa kripe ose maja
- Nuk është e testuar në kafshë
Informacion
Marka | |
---|---|
Parafarmaci | |
Suplemente Nëna & Fëmija |
Te Sygjeruar
-
Babymoov Babybols Kit 6pc x 180ml
1200 LOriginal price was: 1200 L.1160 LCurrent price is: 1160 L.Shto në Shportë -
Babymoov Bio-Sourced Babybols 6*180ml
1550 LOriginal price was: 1550 L.1470 LCurrent price is: 1470 L.Shto në Shportë -
Babymoov GLASS BABYBOLS MULTISET 4PC X 100ML + 4PC X 220ML + LIBER GATIMESH
3900 LOriginal price was: 3900 L.3510 LCurrent price is: 3510 L.Shto në Shportë
Vlerësime
Nuk ka ende komente.