VITABIOTICS PREGNACARE PLUS OMEGA-3 *56TAB
Pregnacare Plus ofron një paketim të dyfishtë ku përfshihen vitaminat esenciale për shtatzani ku përfshihen dozat e rekomanduara të acidit folik 400mcg dhe 10mcg vitaminë D siç këshillohet nga Departamenti i Shëndetit në Angli, përgjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji.
Kaspulat me Omega-3 që ofrojnë një burim të pasur të DHA (acidi docosahexaenoic) i cili kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve tek fetusi.
Udhëzime mbi përdorimin
Një tabletë në ditë (blisteri jeshil)
Një kapsulë në ditë (Blisteri rozë)
Gëlltiteni me ujë ose me ndonjë pije tjetër të ftohtë me vaktin kryesor. Mos e përtypni. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Duhet të merret vetëm me stomakun plot.
3100 L
S'ka gjëndje
Përshkrimi
Pregnacare Plus ofron
28x tableta Pregnacare multi-nutricional me 400mcg acid folik
Tabletat Pregnacare përmbajnë një kombinim të kujdesshëm të 19 nutrientëve të rëndësishëm për nënën dhe fëmijën. Pregnacare është formuluar nga ekspertë në mënyrë të tillë që çdo përbërës të jetë në nivele të sigurta. Këtu përfshihen vitamina B12, plus vitaminën D dhe acidin folik që janë në nivelet e rekomanduara për zhvillimin e bebes gjatë shtatzanisë. Acidi folik gjatë shtatzanisë zvogëlon defiçiencat e folatit tek nënat mungesa e të cilit është faktor rrisku për difektet në zhvillimin e sistemit nervor tek fetusi.
28x kapsula Omega-3 me 300mg DHA
Kapsulat përmbajnë vaj peshku me cilësi të lartë i cili është një burim i pasur me acidet esenciale tejet të rëndësishme DHA dhe EPA. DHA është veçanërisht i rëndësishëm gjatë shtatzanisë pasi kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit.
Një kapsulë e Pregnacare Omega-3 në ditë përmban 300 mg DHA, niveli i rekomanduar nga ekspertët ndërkombëtarë për nënat shtatzana dhe gjatë periudhës të gji-dhënies, plus 60mg EPA.
Pregnacare Plus nuk përmban vaj peshku të ekstraktuar nga toni, peshkaqeni apo peshku shpatë pasi ai nuk rekomandohet për gratë shtatzana.
Vitamina D në shtatzani
Sipas departamentit të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar këshillohet marrja e 10mcg vitaminë D gjatë shtatzanisë dhe gji-dhënies, që është ekzaktësisht sasia që gjendet në këtë produkt.
Vitamina E në shtatzani
Vitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Pregnacare përmban një sasi të vogël të rekomanduar të kësaj vitamine 4mg. Kjo është e pranishme në formën e saj natyrore që përthithet më mirë se forma sintetike.
Rëndësia e acideve yndyrore Omega-3
Të rriturit mund të marrin DHA dhe EPA nëpërmjet konvertimit nga organizmi të acidit yndyror esencial ALA (alpha linoleic acid), i pranishëm në vajrat vegjetal siç është vaji i linit por ky proçes është shumë jo efiçient për organizmin. Vaji i peshkut është një mënyrë direkte dhe mjaft e besueshme e marrjes të DHA dhe EPA. Fetusi dhe i porsalinduri në hapat e parë të jetës ka nevojë të marrë këto acide yndyrore në mënyrë direkte pasi e kanë shumë të vështirë ta konvertojnë vetë nga ALA.
Informacion
Marka | |
---|---|
Parafarmaci | |
Suplemente Nëna & Fëmija |
Te Sygjeruar
-
Babymoov ISY Bowls Glass 6cp x 250ml
4900 LOriginal price was: 4900 L.4410 LCurrent price is: 4410 L.Shto në Shportë -
Babymoov Nutribaby Glass Food Prep Maker 4 in 1
25500 LOriginal price was: 25500 L.22950 LCurrent price is: 22950 L.Shto në Shportë
Vlerësime
Nuk ka ende komente.